Duket se Ksavi paska pasur të drejtë për Interin!

Është ekipi që ndodhet më pranë finales së Championsit. Të besuarit e trajnerit Simone Inzagi po bëjnë dicka për të cilën nuk i besuan, po arrijnë të venë dorën tek trofeu i madh. Fitorja 2-0 ndaj Milanit ishte e rëndësishme, edhe pse jo përfundimtare. Gjithsesi, e përditshmja spanjolle “Marka” shkruajti menjëherë se “duket se Ksavi pati të drejtë”. Trajneri i Barcelonës, që u eliminua në grup ndaj Bajernit dhe Interit, deklaroi se italianët mund të fitojnë Championsin. “Marka” numëron lojtarët si Barela, Brozovic,  Çalhanoglu, Mkitarian, Xheko,  Lautaro, Lukaku, Acerbi, Bastoni, Damfris. Drejtuesit e Interit paskan bërë mirë që paskan pasur durim për Inzagin.

Sfidanti.al