Në sezonin 2015-2016, Atletiko e Madridit ishte 9 pikë prapa Barcelonës në La Liga, kur duheshin edhe vetëm 3 javë deri në përfundim. Të besuarit e Diego Pablo Simeones e tentuan suksesin deri në fund, dhe e mbyllën kampionatin me vetëm 3 pikë më pak se katalanasit, edhe pse në vend të tretë.
Sot, “bardhekuqtë” janë në vend të dytë, 10 pikë prapa katalanasve, kur mbeten edhe 9 ndeshje për t’u luajtur, dhe ata kanë besim se do të luftojnë për titull, ashtu si në 2016. Kur Atletiko doli kampion me Simeonen në 2014, trajneri argjentinas u shpreh që “nëse beson dhe nëse punon fort, mund t’ia dalësh”. Këto fjalë u thanë pikërisht në “Kamp Nou” pas barazimit me Barçën, dhe në “Kamp Nou” do të shkojë këtë fundjavë Atletiko në ndeshjen që shihet si shpresa e fundit për t’u kthyer në luftën për titull. Do të duhet një fitore.
Sfidanti.al