Një personalitet i tillë, dhe me një ambicie të pakufishme, as nuk mund të dorëzohej pa luftë, dhe as nuk mund të pranonte humbjen. Kristiano Ronaldo paska qenë punë kohe derisa të shpërthente, por tashmë ai “e mori pushkën në dorë” dhe nisi “luftën”. Në një intervistë për tabloidin “San” (The Sun), ai sulmon klubin që dikur ishte i zemrës, dhe trajnerin Erik Te Hag. “Nuk e respektoj Ten Hagun, – thotë CR7-ta, – kjo, sepse ai nuk më respekton. Nëse nuk më respekton, nuk mundem të të respektoj. Gjithsesi, ka edhe 2-3 të tjerë që më duan jashtë klubit”. Ronaldo thotë se “tek Man. Junajtidi më kanë tradhëtuar”, ndërsa theksoi se në “Old Traford” nuk ka pasur përparim që nga koha e Fergusonit. Tashmë, gjithçka është e qartë dhe nuk pritet që Kristiano të vazhdojë të luajë për “djajtë e kuq”. Pas Kupës së Botës, me siguri që ai do të duhet të gjejë skuadër të re, edhe pse nuk do ta ketë të lehtë.
Sfidanti.al