Shumë futbollistë perëndimorë e kanë bërë si ritual që të dalin në mbrojtje të së drejtave të njeriut në Katar, të cilat kanë qenë të cënuara gjatë punimeve për ndërtimin e infrastrukturës së Kupës së Botës. Këtë e thotë edhe Bruno Fernandes, mesfushor i Mançester Junajtidit dhe i Portugalisë, që thotë se është gabim që do të luhet Botërori në një vend të tillë. Raportet janë për shumë jetë të humbura ndër punëtorët emigrant që kanë punuar në vendin e Lindjes së Mesme, kuptohet në kushte të vështira dhe në tempratura tepër të larta. Gjithçka është e kuptueshme, që parimi në ndërtimin e stadiumeve, hoteleve etj., ka qenë i njëjtë, po ai që kanë ndjekur kompanitë perëndimore që kanë punuar në Azinë Jugore dhe ku kanë prodhuar ilaçe me kosto 7 USD, që i shesin në treg edhe 700 USD. Edhe sheikët në Katar u kanë paguar “dy pare” emigrantëve të shkretë për të fituar miliona nga organizimi i Kupës së Botës.
Sfidanti.al