Si Mesi dhe Ronaldo, Garnaço paska mësuar nga më të mirët!

Ka dy poza festimi pas golit, të paktën sipas asaj që është parë në fotot dhe pamjet filmike. Alehandro Garnaço ka kremtuar rrjetën e shënuar me mënyrën e re të Kristiano Ronaldos, pra sikur po mediton ose po falet, ndërsa mënyra tjetër është ajo e famshmja e Mesit, duke hequr fanelën e duke ia paraqitur atë publikut, njëlloj siç bëri argjentinasi pas golit të dëgjuar shënuar në “Santiago Bernabeu” në fitoren 3-2 ndaj Realit në një ndeshje të La Ligës.

Sfidanti.al