Nadali i nis me humbje Finalet ATP: Në ndeshje është ndryshe nga në stërvitje!

Kampioni i madh spanjoll, fituesi në fuqi i “Australian Openit” dhe i “Rolan Garosit”, nuk e filloi me këmbën e mbarë turneun e fundit të madh të vitit. Finalet ATP janë thuajse baraz me një Grand Slem, ndërsa Rafael Nadal e humbi ndeshjen e parë në Torino. Ai u mposht nga amerikani Tejlër Fric madje me rezultat bindës, 0-2 dhe me setet 6-7 (3) e 1-6. Mediat spanjolle shkruajnë se Nadali duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të fitojë titullin për të fituar vendin e parë në renditjen e ATP-së. Ndeshjen e radhës, Nadali e ka ndaj Feliks-Ozhe-Aliasimit, i cili stërvitet nga xhaxhai i tij, Toni Nadal. “Kur stërvitem e ndjej veten shumë konkurrues, por ndeshja është tjetër gjë”, – thotë spanjolli.

Sfidanti.al