“Dehja” nga Olimpiada, kur Tomas Myleri harron topin e stërvitet me shtizë!

Ai është një sulmues dhe padyshim dëshira kryesore është të ndihmojë ekipin të shënojë gola. Tomas Myleri realizon vetë, por sidomos pëlqen të krijojë rrjetat e të tjerëve, ndonëse këto ditë korriku po ndjek edhe Olimpiadën dhe i kanë lindur dëshira të tjera. Fotografët e kanë fiksuar ndërsa stërvitet si atlet i hedhjes së gjyles në fushën e kompleksit të stërvitjes në “Zebener Shtrase”, pra në shtëpinë e Bajernit të Mynihut. Hedhja e Mylerit ishte e mirë, por kuptohet larg rekordit botëror të vendosur nga çeku Jan Zhelezni në 1996 me 98.48 metra, apo rezultatit të dytë më të mirë në histori të vendosur nga atleti gjerman, Johanes Feter (Vetter) me 97.76 metra.

Sfidanti.al