Danele De Rosi gjen klubin e ri në… SHBA

Legjendari Daniele De Rosi, tanimë ish-lojtar i Romës, me të cilën ai luajti gjatë të gjithë karrierës së tij futbollistike, nuk ka në plan që të pensionohet, pasi ka vendosur që të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

ESPN-ja, një nga mediumet më të mirë në botë, bën të ditur se futbollisti italian do ta vazhdojë karrierën e tij në SHBA, ku do të luajë në kampionatin amerikan MLS, konkretisht me klubin e Los Anxhelosit qëështë krijuar më 2014 dhe që për herë të parë ka nisur të konkurrojë në MLS sezonin e kaluar.

Në fakt, që në sezonin e parë të konkurrimit në ligën futbollistike kryesore amerikane, ky klub i Los Anxhelosit arriti të zejë vendin e pestë dhe në të emrat më “tingëllues” janë Karlos Vela dhe Diego Rosi.

Njëfarë kohe u spekulua se De Rosi do ta vazhdonte karrierën e tij në Argjentinë, më saktë te Boka Juniors, por, sikurse duket, klubi i qytetit të Hollivudit (Los Anxhelos) i ka ofruar atij kushte më të mira që ai nuk mund t’i refiuzonte.

Sfidanti.al