Fati i keq i një klubi: Boltonit i kanë mbetur vetëm gjashtë lojtarë!

Qëkur ra nga Premier Liga më 2012, klubi i Boltonit po përballët me probleme të shumta. Problemet financiare bënë që ky klub anglez të prekë fundin, madje sezonin e kaluar ai nuk i zhvilloi disa ndeshje, pasi nuk ishte në gjendje që t’i organizonte ato siç duhet, ndërkohëqë edhe në sezonin e ardhshëm në ligën e tretë ky klub nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Me të vërtetë që duket e pazakontë se Boltoni tani me kontratë ka vetëm gjashtë lojtarë, dy nga të cilët janë portierë, ndërkohë që pjesën tjetër të ekipit e përbëjnë rezervat dhe të rinjtë.

Ky klub ka tani gjithsej 14 lojtarë që do të mbajnë veshur bluzën e Boltonit gjatë sezonit të ardhshëm, por vetëm gjashtë prej tyre kanë më shumë përvojë dhe janë mbi 21 vjeç.

Sfidanti.al