MotoGP në Barcelonë, Markez fiton pas kaosit

Mark Markez fiton në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP në Barcelonë duke regjistruar suksesin e 4 sezonal. Në pistën e Montmelosë piloti spanjoll i Hondës mori një fitore me peshë që e lejon atë që të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit të radhës në këtë kampionat.

Ishte një fitore që erdhi edhe pas një favori të bërë nga shoku i tij i skuadrës Horge Lorenco i cili shkaktoi një aksident që nxori menjëherë jashtë loje Doviciozon, Rosin e Vinjales. Gjithcka ndodhi pas 2 xhirove të para kur Lorenco e forcoi më shumë sec duhej hyrjen në kthesën 10 duke u rrëzuar dhe duke marrë me vete të gjithë pilotët kandidatë për fitoren e garës duke nisur me Doviciozon për të vijuar me Vinjales e më pas Rosin.

Pas kësaj, për kampionin e botës në fuqi, Markez, gjithcka u bë më e lehtë. Gjithcka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mungesa e rivalëve bëri që kjo garë për të të ishte thjesht një formalitet. Podiumin e këtij Cmimi të Madh e plotësuan dy italianër Fabio Kuartararo dhe Danilo Petrucci.

Pas cmimit të madh të Barcelonës, Markez sheh t’u largohet akoma më shumë rivalëve në krye të renditjes së përgjithshme. Tashmë diferenca mes tij dhe Doviciozos në vendin e dytë është 37 pikë, ndërkohë që akoma më larg është Valentino Rosi, me 68 pikë më pak se Markez.

sfidanti.al