Pogba bën Juven e Realin të ëndërrojnë: Pas 3 viteve në Mancester, dua një sfidë të re

Pol Pogba del hapur dhe kërkon largimin nga Mancester Junajtid. Këtë mesfushori francez e bëri në një deklaratë të dhënë në Tokio.

‘Jam në Mancester prej 3 vitesh dhe kam përjetuar momente të bukura dhe të shëmtuara, sic ndodh në cdo eksperiencë-tha Pogba-pas këtij sezoni që ishte më i miri për mua dhe pas gjithckaje që ka ndodhur, besoj se është më mirë që unë të kërkoj sfida të reja në ndonjë vend tjetër. Po mendoj për këtë’.

Janë këto fjalë që nuk lënë aspak vend për interpretim. Pogba u kthye te Mancester Junajtid nga juventusi në 2016 dhe pas 3 sezonesh ka vendosur që të ndërrojë ambient dhe për momentin dy janë destinacionet e mundshme për mesfushorin i cili vlerësohet rreth 100 milionë Euro.

Reali i Madridit është vënë prej kohesh në ndjekje të Pogbasë dhe duket se është në avantazh në këtë moment, por Los Blancos duhet të kenë kujdes nga Juventusi duke qenë se francezi nuk e ka mohuar asnjëherë mundësinë e kthimit te Zonja e Vjetër, përkundrazi do ta bënte një gjë të tillë me kënaqësi.

sfidanti.al