Një ditë më parë në median spanjolle u përmend emri i Ciro Imobiles që duket se është shfaqur në hetimet që po kryhen mbi skandalin e trukimit të ndeshjeve. Kjo ka sjellë edhe reagimin e sulmuesit të Lazios i cili preferoi t’i drejtohet Instagramit për të hedhur poshtë akuzat ndaj tij, ndërkohë që ndërhyri edhe vetë avokati i futbollistit duke hedhur poshtë gjithcka.
‘Ka momente në jetë që përballohen e nuk durohen, ka momente që duhet të reagosh e të mos flesh, ka momente ku duhet të bërtasësh e të mos thuash kush je-shkruan Imobile në postimin e tij në një Instagram Story-kritikomëni sa të doni si futbollist, por shpëlani gojën përpara se të flisni për mua si njeri’.
sfidanti.al