Më në fund ndodhi; Entoni Dejvis kalon te Los Anxheles Lejkërs

Pas shumë e shumë zërave, tani gjithcka është e vërtetë. Entoni Dejvis sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre me Lebron Xhejms te Los Anxheles Lejkërs. Skuadra kaliforniane më në fund arriti të bindë Nju Orlinsin për të marrë basketbollistin kryesor të tij duke i dhënë Ingram, Boll, Hart dhe 3 zgjedhje të para në Draft.

Në këtë mënyrë, Los Anxheles Lejkërs fituan garën edhe me Bostonin që preferoi të mbajë talentin Xhejzon Tatum në vend që të bënte hapa të tjerë për Dejvis. Transferimi i Entoni Dejvis te Los Anxheles Lejkërs bën qe tashmë një pjesë e mirë e kompanive të basteve në SHBA të shohin skuadrën kaliforniane si një pretendente të fortë për titullin kampion të NBA sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, LeBron Xhejms nëpërmjet rrjeteve sociale i ka uruar mirëseardhjen Entoni Dejvis.

‘AD po vjen. Tani të fitojmë titullin, vëlla. Ky është vetëm fillimi#LakeShow-shkruante The King në profilin e tij në Instagram teksa puiblikoi edhe një fotomontazh të tij përkrah Dejvis të dy të veshur me fanelën e Los Anxheles Lejkërs.

sfidanti.al