Serhio Ramos në altar; kurorëzon në martesë lidhjen me Pilar Rubion

E shtuna e 15 qershorit ishte e gjitha e Sergio Ramos dhe Pilar Rubios. Kapiteni i Realit të Madridit dhe moderatorja televizive spanjolle kurorëzuan më në fund në martesë historinë e tyre të dashurisë që zgjaste prej 7 vitesh. Ashtu sic ishte bërë publike prej kohësh, ceremonia e martesës që ishte e stilit ‘galaktik’ si Reali i Madridit, u zhvillua në katedralen e Sevijas të shekullit të 16 ku të ftuar ishin mbi 400 persona futbollistë dhe ish futbollistë me të fejuarat e bashkëshortet e tyre.

Mes të ftuarve ishin edhe David e Viktoria Bekam, Xhordi Alba, Serxhi Buskets, Alvaro Morata, Roberto Karlos. Po kështu binte në sy edhe mungesa e Zidan, Xherard Pike e Shakirës, që e kishin marrë ftesën e tyre, e sidomos ajo e Kristiano Ronaldos me portugezin që nuk ishte i ftuar nga cifti.

Pas ceremonisë që zgjati 1 orë, në fermën e Serhio Ramos u zhvillua edhe festa pasuese ku sipas medias spanjolle duhej të interpretonte banda e famshme ACDC, ndërkohë që të ftuarit nuk morën me vete telefonët dhe kamerat me idenë që të argëtoheshin më shumë, ndërsa cifti i martuar ruante privatësinë.

sfidanti.al