CR7 pranë lamtumirës nga Man. Junajtidi, “sozitë” e tij janë Kunja ose Xhemi Vardi

I pari është tek Atletiko e Madridit dhe mund të kushtojë nga 50 deri në 55 milionë euro. Kështu shkruajnë mediat angleze, për sulmuesin brazilian Mateus Kunja, që jepet pranë Mançester Junajtidit. Trajneri Erik Ten Hag dhe drejtuesit e klubit tashmë janë 100 për qind të bindur se Kristiano Ronaldo duhet të largohet nga ekipi, sepse prania e tij krijon vetëm probleme dhe trysni psikologjike ndaj lojtarëve të tjerë. Atletiko i ofroi Junajtidit që të merrte Alvaro Moratën, por anglezët duan 23-vjeçarin Kunja. Gjithsesi, ekziston mundësia edhe për sulmuesin e Leisterit, Xhemi Vardi, që gjithashtu do të ishte zgjidhje e mirë pasi e njeh Premier Ligën dhe shënon gola, por mund të kushtojë më shumë dhe nuk do të jetë që klubi i tij ta lejojë.

Sfidanti.al