Ajo së cilës i trembeshin tifozët juventinë ndodhi, pasi ylli argjentinas do të duhet të pushojë. Pas Pol Pogbasë ja edhe Angel Di Maria në “bokse”, dhe sipas mediave italiane, ai nuk do të jetë në fushë për Juventusin për 20 ditë. Dëmtimi nuk është i rëndë, dhe është shmangur më e keqja, por sërish do të ketë kontroll mjekësor pas 10 ditësh për të vlerësuar gjendjen. Di Maria humbet Sampdorian në Gjenovë, ndeshjen me Romën në Torino dhe udhëtimin në fushën e Fiorentinës. Edhe Roma e Murinjos e ka një “viktimë”, dhe ky është sulmuesi Henrik Mkitarian. Futbollisti armen do të duhet të bëjë pushim dy javë.
Sfidanti.al