A do ta pranojë Broja kontratën 7-vjeçare me Çelsin?!

Ideja e pronarit të klubit, Tod Boehli, është që të ndiqet modeli nga përtej Atlantikut. Miliarderi amerikan kërkon që kontratat tek Çelsi të jenë si ato që zbatohen në sportin e SHBA-së, pra mjaft afatgjata, diçka që në futbollin europian nuk është shumë traditë. Sipas mediave angleze, Boehli kërkon kontrata 7-vjeçare për yjet e tij, dhe pas përfundimit të fazës së transferimeve në gusht, vëmendja do të jetë për të zgjatur akordet me lojtarët që janë me kontratë në skuadër. Në krye të listës, sipas “Deili Meilit” janë Risi Xhejms, Mejzën Maunt dhe Armando Broja, që janë “prodhime” të Akademisë së Bluve të Londrës. Problemi është nëse Broja dhe të tjerët do të pranojnë apo jo stilin amerikan.

Sfidanti.al