Tek Mercedesi nuk janë mirë nga “trutë e kokës”, duan ta mbajnë Hamiltonin edhe 5-10 vjet!

Fjalët kanë dalë që skuadra gjermane “do t’i bëjë dalje” pilotit legjendar anglez për të marrë një më të ri. Flitet për Sergio Perezin e Red Bullit, që po e tregon veten edhe në krah të Maks Verstapenit, por shefi i Mercedesit, Toto Volf, i hedh poshtë këto zhurma. “Nuk bëhet fjalë që ne të ndahemi me Hamiltonin, – thotë ai, – këto janë janë budallallëqe. Planifikojmë që Ljuisi të jetë me ne edhe për 5 apo 10 vjet”. Nuk dihet mirë nëse Volfi e ka fjalën që 7 herë kampioni i botës do të vazhdojë tek Mercedesi i pilot, apo si drejtues!

Sfidanti.al