Ç’ndodh kur takohen një “Special” dhe një “Famëkeq” si Murinjo e Mekgregor?!

Të dy e lavdëruan njëri-tjetrin, po ashtu i bënë reklamë vetes, duke fotografuar, njëri veten dhe fanelën e ekipit që drejton, ndërsa trjetri gjithashtu veten, por edhe markën e tij të uiskit irlandez. “I veçanti” (Speciali) Zhoze Murinjo u takua me “Famëkeqin” (The Notorious) Konor Mekgregor, pasi luftëtari i arteve të përziera marciale vizitoi Romën. Një irlandez në Qytetin e Përjetshëm, ku u poq me trajnerin e famshëm portugez. “Po është ai, – shkruan Murinjo, – i madhi “Notorious” është në Romë dhe ishte kënaqësi ta takoja, të tregonim disa histori dhe t’i ofroja fanelën më të bukur në qytet”. Të kuptohemi, nëse në të ardhmen Murinjo do të jetë trajner i Lacios, fanela më e bukur dihet se kush do të jetë. Mekgregor, shkruajti gjithashtu në rrjetet sociale duke e quajtur Murinjon “një legjendë”.

Sfidanti.al