Një video motivuese e të kaltërve disa kohë pas finales së Europianit në “Uembli” pritet të krijojë sërish “hidh e prit” mes italianëve dhe anglezëve. Ekipi i trajnerit Roberto Mançini fitoi trofeun pas penalltive, ndërsa që në atë kohë pati ngacmime. i fundit është pikërisht në këtë video, ku Bonuçi pyet Jorginjon, “çfarë do të shërbejmë”, dhe lojtari i Çelsit përgjigjet: “supë angleze”! Në të vërtetë, kjo është një “zupë angleze”, pra një ëmbëlsirë, dhe jo një gjellë siç e njohim ne supën. Gjithsesi, kryesor është ngacmimi i italianëve, që është në vazhdë të asaj që Bonuçi tha pas finales se “anglezët duhet të hanë ende shumë makarona” (për të mundur Italinë).
Sfidanti.al