Çmenduria e Çelsit, 463 milionë euro për blerjet me Tod Boehlin!

Ende nuk janë llogaritur të gjitha, sepse shifra mund të arrijë në gjysmë miliardë, ndërsa asgjë nuk e ndal pronarin e ri të Bluve të Londrës. Miliarderi amerikan, Tod Boehli, vazhdon të japë miratimin e tij për transferim pas transferimi duke qenë tani 22 lëvizje në hyrje që nga vera e tani në janar, ndërsa “dritarja” ende nuk është mbyllur. Çelsi ka shpenzuar deri tani 463 milionë euro (pa nja 30 milionë euro për Mudrikun që do të jepen më vonë), ndërsa ka fituar vetëm 56 milionë euro nga transferimet në dalje. Vetëm në janar, Çelsi ka nxjerrë nga llogaria më shumë miliona sesa çdo ekip i Serisë A, Ligës së Parë dhe Bundesligës të marrë së bashku.

Sfidanti.al