Tashmë e ka gjetur veten plotësisht. Sokol Cikalleshi po kthehet në një emër të rëndësishëm edhe në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, ashtu siç ishte edhe në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 3-0 të ekipit të tij Al Halixh në ndeshjen ndaj skuadrës rivale, Al Raed. Cikalleshi realizoi golin e tretë në minutat e fundit, dhe ishte pikërisht hera e tretë që ai gjeti rrugën e rrjetës në Arabinë Saudite, duke pasur edhe një asist. Kavajasi u transferua në ligën saudite që nga Konjaspori turk dhe nuk pati shumë nevojë për t’u përshtatur, e kjo do të jetë një ndihmë e madhe edhe për kombëtaren shqiptare.
Sfidanti.al