Ky sukses i bëri që të dilnin mbi ujë, siç thuhet në këto raste. Sokol Cikalleshi ndihmoi ekipin e tij, Al Halixh, që për momentin të jetë mbi zonën e rënies nga kategoria në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Sulmuesi shqiptar pati sërish kontribut jetësor, pasi shënoi me penallti, duke një specialist i skuadrës nga pika e bardhë. Al Halixhi fitoi 2-1 dhe Cikalleshi arriti barazimin e përkohshëm në 34’, pasi miqtë e Etifakut kishin kaluar të parët në avantazh. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi me gol e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili ka 9 rrjeta në 23 ndeshje, në një sezon vërtet të mirë. Al Halixh është në vendin e 14-të pas 25 ndeshjesh, ndërsa nga kategoria bien ekipet e dy vendeve të fundit, në kampionatin me 16 skuadra. Tashmë, në 8 maj, Al Halixhi do të ketë një përballje shumë të vështirë në fushën e Al Nasrit, pra Cikalleshi do të jetë përballë superyllit portugez, Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al