Çfarë shëmtie kur një kampion i MMA-së godet një gazetar në Las Vegas!

Ishte diçka ofenduese për një mendje normale dhe një njeri të zakonshëm, ndërsa buja mediatike nuk mund të mungonte, edhe pse aspak me tonet e “moralit kantian” i cili përmendet shumë teorikisht në Perëndim. Një veteran i arteve të përziera marciale (MMA), Nejt Diaz (Nate Diaz), goditi një gazetar që mbulon këtë sport, ndonëse nuk e dëmtoi. Diazi dhe gazetari Shouni Mak (Shawny Mack) po bisedonin përpara sesa të nisnin ndeshjet e mbrëmjes së kampionatit UFC në Las Vegas, SHBA, por pas pak intervista u kthye në zënkë. Luftëtari 37-vjeçar e provokoi fillimisht reporterin dhe pastaj e goditi, por te kapelja që kishte kokë duke ia fluturuar tej. Rojet e sigurisë e morën shumë me nge, dhe shumë njerëz komentuan në rrjetet sociale se “ishte një truk”, diçka “e sajuar” dhe “e paramenduar”, pra një lloj reklame për të shitur një produkt të tillë. Sa e bukur të konfliktohen njerëzit edhe në arenat e sportit, nga ata që cilësohen si “modele për të rinjtë”!

Sfidanti.al