Në Itali e dimë sepse ka kohë që thuhet, por ja që një sfidë e tillë do të jetë gjithshtu në Premier Ligë. Mançester Junajtidi ka bërë përçapje për të siguruar shërbimet e Paulo Dibalës, menjëherë pasi Kristiano Ronaldo kërkoi që të largohet, ndërsa trajneri Ten Hag ka nevojë për yje në sulm. Për Junajtidin nuk do të ishte problem t’i jepte argjentinasit një rrogë më të lartë sesa mund të munden në Itali, por gjithsesi ka dy faktorë në lojë. Së pari, që Dibala sikur ka më shumë qejf të vazhdojë në Serinë A, dhe sepse konkurrenca është e madhe edhe në Angli. Për ish-yllin e Juventusit luftojnë Interi, Milani, Totenhemi, Arsenali si dhe Napoli.
Sfidanti.al