Bajernin po e ngatërrojnë kot në transferimin 100-milionësh të De Ligtit!

Që qendërmbrojtësi holandez duket i sigurt për t’u larguar nga Juventusi, kjo mund të thuhet me siguri. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Bajerni i Mynihut është një nga klubet e interesuar për Matijs De Ligtin. Të kuptohemi, jo se ata në “Zebener Shtrase” nuk e pëlqejnë futbollistin e ri, ish-kapiten të Ajaksit, përkundrazi. Po ashtu, nga Bajerni mund të ketë tentativa për të biseduar me Juven se ndoshta edhe mund të gjendet një zgjidhje për këtë transferim, por vetëm kaq. Në Mynih nuk i kanë ato para dhe nëse i kanë nuk do t’i shpenzojnë për De Ligtin, për të cilin thuhet se Siti e Çelsi japin 70 milionë euro, dhe Juvja kërkon 120! Bajerni është specialist për blerje të tjera, siç ndodhi me të shkëlqyerin Sadio Mane të cilin e mori për jo më shumë se 42 milionë euro.

Sfidanti.al