Interi kërkon të izolohet nga tifozët, por a do t’ia arrijë qëllimit?!

Pasnesër, të mërkurën, zikaltërit nisin fazën përgatitore. Skuadra do të paraqitet në qendrën stërvitore në Apiano Xhentile, që mban emrin e ish-presidentit legjendar Anxhelo Morati, por klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të mos grumbullohen në hyrje. Tradita e do në Itali që përkrahësit të jenë pranë ekipit në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri, veçse Interi mendon që këtë herë të jetë ndryshe. Përse? Për arsye sigurie, thuhet. Nuk dihet saktësisht se çfarë rreziku vjen nga tifozët, ndërsa këta të fundit janë të nxitur për të parë nga afër sidomos Romelu Lukakun, por pse jo edhe lojtarët e tjerë si Mkitarian, Asllani apo Onana. Nuk dihet nëse përkrahësit zikaltër do ta dëgjojnë këshillën e drejtuesve interistë.

Sfidanti.al