Çdo të thotë të luash për Guardiolën, mbi 100 gola në janar!

Të përqëndruar për të ndjekur rezultatet dhe lojën e skuadrave në fushë, ndoshta askush nuk e kishte vënë re një fakt, një statistikë. Mançester Siti, në ndeshjen ndaj Hadërsfildit, kapërceu një prag që shumica e skuadrave nuk arrijnë dot ta kalojnë as në muajin maj apo qershor.

Ishte televizioni amerikan “Foks” që, në faqen e futbollit në Tuiter, bëri me dijë se skuadra e Pep Guardiolës kishte kaluar pragun e 100 golave këtë sezon, duke arritur fiks në 102 rrjeta. Goli i Danilos ishte i 100-ti, ndërsa më pas realizuan edhe Stërling e Sane. Asnjë skuadër në 5 ligat kryesore të Europës (Premier, La Liga, Bundesliga, Seria A, Liga e Parë e Francës) nuk e ka arritur një gjë të tillë.

Paris SG është i dyti me 90 gola, në një kampionat besohet më pak konkurruese sesa ai anglez, Barcelona është e treta me 79 gola, Totenhemi ka 72 dhe Sevilja 71.

Sfidanti.al