Nga njëri brez i familjes Shumaher te tjetri. Duket se karriera e Sebastian Fetel do të lidhet me këtë mbiemër. Piloti i Ferrarit në fakt mori pjesë në Nations Cup në Garën e Kampioneve më Meksikë duke qenë shok skuadre me Mik Shumaher, djalin e legjendës së Formula 1, Mikael. Dy pilotët gjermanë u renditën në vendin e dytë pasi humbën kundrejt Team Nordic e përbërë nga Kristensen dhe Kristoffsen
‘Ishte dicka speciale për mua të garoja me Mik-tha Fetel-kur debutova në këtë kompeticion e vëzhgova Mikaelin dhe sot po garoj me djalin e tij. Jam i sigurt se ai do të ishte krenar për Mik. Gara e Kampionëve është një eveniment vërtet argëtues dhe atmosfera është unike dhe pilotët janë të gjithë bashke. Unë dhe Mik jemi të kënaqur me rezultatin e arritur sepse nuk është asnjëherë e lehtë sidomos kur rezultati vjen ndaj pilotëve ekspertë’.
Për Mik Shumaher, kjo ishte hera e parë që garoi përkrah Fetelit dhe për të ishte dicka vërtet shumë e bukur. ‘Ishte bukur të garoje përkrah Sebastian-tha Mik Shumaher-vendi i dytë nuk ishte maksimumi, por mirë është edhe kështu. Fetel bëri një punë shumë të mirë dhe pa të nuk besoj se do ishim në këtë pozicion. Ky është një kompeticion shumë i bukur sidomos për publikun që i gëzohet kalimeve në pistë’
sfidanti.al