Broja kthehet në fushë nga dëmtimi, shqiptarët e Italisë luajnë pak!

Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur, por duhet të mësohemi edhe kështu. Të paktën, Armando Broja bëri rikthimin tek Sauthemptoni pas dëmtimit, duke luajtur disa minuta në Premier Ligën në Angli. Një lajm shumë i mirë për kombëtaren shqiptare, pasi 20-vjeçari është një nga sulmuesit kryesorë. Broja hyri si zëvendësues 9 minuta para fundit duke zëvendësuar Adam Armstrongun, autorin e golit të vetëm të ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Aston Vilës në Premier Ligën angleze.

Në Itali, ndërkaq, gjendja e kuqezinjve nuk është kaq e mirë. Ata luajtën një rol shumë të vogël në barazimin 2-2 të Empolit me Xhenoan, pasi mesfushori kryesor Nedim Bajrami u la në stol gjatë gjithë kohës, ndërsa qendëmbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli hyri si zëvendësues vetëm në minutën e 79-të.

Sfidanti.al