Bredli bën rolin e Tomasit, Bostoni eleminon Çikagon në NBA

Everi Bredli nuk ka qenë ndër yjet që priteshin të shkëlqenin më shumë në këtë plej of. Nuk kishte një parashikim të tillë, por basketbollisti i Bostonit bëri gjënë e duhur në serinë ndaj Çikagos duke ndihmuar më shumë se kushdo që skuadra e tij të kualifikohej. Sëlltiks u bë i katërti ekip në historinë NBA-së që ia del të kalojë turin edhe pasi humb dy ndeshjet e para në shtëpi, dhe merita i takon natyrisht të gjithëve, veçse më shumë Bredlit.

Ai shënoi 23 pikë, kapi 5 topa në tabela dhe shërbeu 3 asistë, duke ndihmuar shokun e tij të tronditur, Ajzajah Tomas, i cili është në zi për vdekjen e të motrës 22-vjeçare në aksident automobilistik. Tomas shënoi 12 pikë, kapi 5 topa në tabela dhe shërbeu 6 asistë në suksesin 105-83 brenda në Çikago, fitore që mbylli serinë 4-2 në favor të Bostonit. Është hera e parë që nga viti 2012 që Sëlltiks kalon një turn ë plej of, dhe tani do të përballet me Uashingtonin në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.

Bostoni doli në vend të parë në Lindje në sezonin e rregullt, duke lënë pas kampionen Klivlend dhe cilësohet favorit edhe ndaj Uashingtonit. Çikago, ndërkaq, bëri më shumë sesa pritej, por besohet për shkak të problemeve të kundërshtarit. Xhimi Batler u përpoq dhe shënoi 23 pikë në ndeshjen e fundit, por në tërësi ekipi luajti dobët dhe tifozët kërkuan largimin e trajnerit Hoiberg.

Sfidanti.al