Mino Raiola tremb Milanin, i ofron Donnarummën Interit

Mino Raiola tremb Milanin dhe tifozët e tij. Agjenti i Gianluigi Donnarummës, i ofroi kartonin e portierit të talentuar të kuqezinjve tek rivalët e Interit për vitin 2018, vit kur mbyllet edhe kontrata e futbollistit. Mësohet se Raiola tashmë  ka nisur bisedimet me drejtuesit e zikaltërve të cilët duket se kanë pritur mirë këtë propozim, ndërkohë  në kampin tjetër tashmë ka nisur puna për rinovimin e kontratës. Kjo lëvizje e re e Raiolës nuk bën gjë tjetër vecse shton presionin mbi Milanin në mënyrë që Donnarummës t’i ofrohet një kontratë më e mirë se ajo që kanë bërë tashmë kuqezinjtë.

Media italiane thekson se oferta e Milanit për rinovimin me portierin është një kontratë me pagë 3.5 milionë Euro në sezon, ofertë kjo që nuk është pranuar ende nga futbollisti dhe Raiola. Milani po mendon që të bindë 18 vjecarin duke i garantuar përfitime të tjera sic është dhënia e shiritit të kapitenit dhe rolit të liderit, ndërkohë që kanë premtuar edhe një pagë për vëllain e portierit të përfaqësuese italiane. Nëse nuk do të arrihet në një marrëeshje për rinovimin e Donnarummës, atëherë Milani do të mundohet ta shesë futbollistin në muajt e kësaj vere në mënyrë që të mund të arkëtojë të ardhura.

sfidanti.al