Rinovimi i kontratës me Messin, babai i futbollistit mbërrin në Barcelonë

Babai i Lionel Messit,  Jorge, ka mbërritur në Barcelonë dhe do të qëndrojë për disa ditë. Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, Jorge Messi  që është edhe agjenti i futbollistit, tashmë ka nisur lëvizjet e tij për të ardhmen e të birit, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në vitin 2018. Në fakt në median spanjolle po flitet se çështja e rinovimit me argjentinasin është e mbyllur dhe se Messi do të nënshkruajë me Barcelonën një kontratë të re deri në vitin 2022, por në të vërtetë asgjë nuk është e sigurt. Por te kampionët e Spanjës po punohet me qëllim që e gjithë kjo histori të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo  shpjegon edhe ardhjen e Jorge Messit në Barcelonë, duke u takuar me Javier Bordas, sipërmarrës dhe anëtar i bordit drejtues të klubit katalanas.

sfidanti.al