Pushtim i klasit të lartë në “Uembli”, deri në 20 mijë euro bileta

Stadiumi i Wembleyt do të jetë i stërmbushur nga tifozët për ta parë duelin mes Anthony Joshua – Wladimir Klitschko.

Sipas gazetës gjermane, Bild, në mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko pritet të jenë 90 mijë shikues.

Besoni ose jo, një biletë për këtë duel ka kushtuar edhe 20 mijë euro, përcjell Express.

Ky duel, i cili do të zhvillohet sonte në mbrëmje, vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.