Borxhet e Barcelonës mund të arrijnë në 3 miliardë euro!

Situata duket e vështirë, edhe pse presidenti Zhoan Laporta, vazhdimisht shprehet optimist. Barcelona mund të ketë probleme më të mëdha me borxhet, sesa në kohën e ish-presidentit Bartomeu, sepse janë ulur të ardhurat dhe janë rritur shpenzimet. Sipas një ekonomisti 71-vjeçar katalanas, Zhaume Jopis, ish-drejtues i Barçës, borxhet mund të arrijnë në 3 miliardë euro, dhe do të jetë e pamundur për t’i shlyer, por do të duhet të gjenden financime të tjera. Ndoshta klubi do të kërkojë të shesë aksione të tjera nga pronat dhe bizneset e tij.

Sfidanti.al