Shakira tregon sesa keq shkonin Guardiola dhe Pike!

Mbrojtësi katalanas ka pasur disa periudha të vështira tek Barcelona, por më e keqja paska qenë ajo kur luajti nën drejtimin e Pep Guardiolës. Këtë e thotë ish-gruaja e tij, Shakira, ndërsa këngëtarja kolumbiane sqaron se Gerard Pike dhe Guardiola kishin një raport që mund të përkufizohet shumë mirë me shprehjen “ose unë, ose ti këtu”. Në fund, trajneri u largua pas 4 viteve, por nuk besohet për shkak të Pikesë. Shakira thotë edhe se vetë ajo me futbollistin kishin shpesh probleme, për shkak të natyrës së ndryshme të karrierës.

Sfidanti.al