Sipas mediave italiane ka një konkurrencë me Milanin, e ndoshta mund të mendohet se mund të merret vetëm njëri nga dy futbollistët. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” bën një koment, ku shkruan se “Interi nuk do ta kishte ëndërr fitoren e Championsit duke pasur në ekip Fratezin dhe Milinkoviç-Saviçin”. Të dy kanë vlerë kartoni thuajse të njëjtë, nga 35 milionë euro, dhe kjo sepse mesfushori sulmues serb ka edhe një vit kontratë me Lacion. Ndryshe, vlera e tij do të ishte të paktën 70 milionë, në mos 100! Diferenca mes Fratezit dhe MS-së është se italiani merr një rrogë prej më pak se 1 milionë euro në sezon, ndërsa serbi do të kërkonte në Milano deri në 4.5 milionë, në krahasim me 3.2 që merr tek Lacio. Milani duket se po tërhiqet nga gara.
Sfidanti.al