SHBA-Meksikë përfundoi me sherr në Las Vegas

Ishte sfida e Ligës së Kombeve të Amerikës së Veriut dhe Qendrore, dhe siç ndodh shpesh në përballje derbi gjakrat ishin të nxehura. SHBA fitoi 3-0 ndaj Meksikës në stadiumin e Las Vegasit, duke treguar se është në moment më të mirë, por secili ekip mori nga dy kartonë të kuq, si dhe në total pati 8 të verdhë. Lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin, tifozët hodhën bidonë birre në fushë, ndërsa në tribuna u dëgjuan këngë ofenduese për lojtarët. Të shohim se çfarë vendimi do të marrë FIFA, ndërsa SHBA do ta luajë finalen ndaj Kanadasë.

Sfidanti.al