Boris Bekeri humbi Xhokovicin,  fitoi funksion të ri tenisi

Legjenda e tenisit botëror, Boris Beker (49 vjeç), pas falimentimit financiar, përsëri po ngrihet në këmbë dhe po kthehet në tenis në një rol të ri. Bekeri është caktuar si njeriu nr.1 në Federatën e Tenisit të Gjermanisë (DTB), i ngarkuar për zhvillimin e tenisit të meshkujve, njoftoi vetë federata në fjalë. Me sukseset e mëdha që arriti në vitet ’80- ’90 të shekullit të kaluar, Bekeri e popullarizoi shumë tenisin në Gjermani, por, sidoqoftë, mungesa e sukseseve me kohën mbas Bekerit bëri që interesi për “sportin e bardhë” të binte konsiderueshëm në këtë vend.

Mbas përfundimit të karrierës së tij si tenist, Bekeri, gjatë viteve 1997-1999, ka qenë trajner i ekipit përfaqësues gjerman në Kupën Dejvis, por, atëkohë, marrëdhëniet e tij me DTB-në ishin të tensionuara. Gjatë viteve 2013-2016, ish-tenisti nr.1 i botës ka qenë trajner i Novak Gjokoviçit, gjatë periudhës më të sukesshme të tij, kur ky tenist serb fitoi shtatë tituj turnesh Grand Slam.

Sfidanti.al