“Binjakët e golit” Broja dhe Uzuni, marrin vlerësime në Angli e Hungari!

Ishte e qartë se për të do të kishte një vlerësim të lartë. Armando Broja ka dhënë aq kontribut këtë sezon në Premier Ligën angleze, saqë tifozët e ekipit të tij ta përzgjidhnin si një nga më të mirët e këtyre muajve. Sipas mediave të Sauthemptonit, sulmuesi kuqezi ka marrë notën 8 nga publiku, duke qenë një nga 4-5 lojtarët më të mirë të skuadrës. Sipas mediave, 20-vjeçari është favorit i tifozëve, pati një nisje të ngadalshme të sezonit, por më pas u bë lojtari më i rrezikshëm për kundërshtarët, duke shënuar 6 gola, katër nga të cilët në Premier Ligë. Shpresa është që ekipi të mbijetojë në elitë falë edhe ndihmës së sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë.

Besohet se ai do t’ua thyejë zemrën tifozëve kur të kthehet tek Çelsi në fund të sezonit, ndërsa kampionët e Europës e kanë dhënë huazim për 1 vit. Lojtari tjetër i kombëtares shqiptare me vlerësim të lartë është Myrto Uzuni, i cili u shpall futbollisti i vitit në Hungari. Sulmuesi i Ferencvaroshit e arriti këtë sukses në anketën e vendosur nga votat e pronarëve dhe drejtuesve të klubeve, si dhe nga trajnerët.

Sfidanti.al