Seria A i bashkohet Francës në detyrimin për t’u vaksinuar!

Kush dëshiron të bëjë sport në Itali duhet të jetë i vaksinuar. Ky është rregulli i vendosur nga autoritetet, që përfshin padyshim Serinë A, dhe që ndjek shembullin e Francës. Sipas rregullit të ri, çdo sportist do të jetë i detyruar të ketë të paktën një dozë vaksine deri në 6 janar, për të vazhduar pastaj me vaksinimin e plotë. Seria A ka njoftuar se 98 për qind e lojtarëve të saj janë të vaksinuar, por rregulli do të ndalojë çdo futbollist që dëshiron të transferohet në Itali, nëse nuk përmbush kushtet. Deri tani, kampionati italian nuk është prekur nga varianti Omikron i koronavirusit, ndryshe nga Gjermania, Anglia apo Spanja.

Sfidanti.al