Verstapen votohet piloti i vitit nga kolegët dhe nga drejtuesit e ekipeve!

Nuk votuan që të gjithë, por kjo nuk do të kishte ndryshuar ndonjë gjë. Maks Verstapeni u shpall piloti më i mirë i sezonit në një anketë të vetë kampionatit botëror të Formula 1, pas përfundimit të sezonit. Kampioni i ri i botës, që fitoi titullin në xhiron e fundit të garës së fundit, la pas rivalin e tij të madh, Ljuis Hamilton. Mercedesi dhe Red Bulli nuk pranuan të votonin, po ashtu si edhe Alfa Romeo. Votuan, pra 14 pilotë dhe 7 drejtues të ekipeve, dhe holandezi udhëhoqi në secilën renditje. Vendi i parë në renditje merrte 25 pikë, vendi i dytë kishte 18 dhe vendi i tretë 15, ashtu siç është sistemi i pikëve në Çmimet e Mëdha të Formula 1.

Sfidanti.al