Që ka qenë gjithnjë një njeri i veçantë në mënyrën e tij, kjo ka qenë e qartë si drita e diellit. Edhe kur u përplas me trajnerët si Konte e Simeone, apo ndihmoi Çelsin dhe Atletikon që të fitonin trofe, por gjithsesi që të arrinte deri këtu, nuk ishte menduar. Diego Kosta i qendroi besnik famës së tij duke festuar titullin në Brazil duke shëtitur në rrugët e qytetit me … traktor. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi nuk gjeti mënyrë më të mirë se kjo për të shenjuar triumfin e dyfishtë të Atletikos Mineiros, që fitoi jo vetëm kampionatin, por edhe Kupën. Më herët kemi parë që të festohet me makima të shtrenjta, me autobus të hapur, por jo edhe me traktor.
Sfidanti.al