Nga madrilenët pati vetëm një rast të ri dhe ky ishte Luka Joviç, ndërsa përpara tij të infektuar u raportuan pasi erdhën nga pushimet Kurtua, Vinisius, Valverde dhe Kamavigna . Gjithsesi, Kovidi nuk ka goditur vetëm Realin, por edhe Atletikon, dhe në “ballë” të të sëmurëve është trajneri Diego Pablo Simeone. Bardhekuqtë kanë 5 raste të reja gjithsej, përfshi kapitenin Koke, Antuan Grizman, Zhoao Feliks, dhe Hektor Herrera. Atletiko luan të dielën duke pritur Rajo Vajekanon, ndërsa Reali ndeshte me Getafen. Trajneri Ançeloti provoi më parë rastet e Kovidit me Modriçin, Asension, Bejlin, Marselon, Luninin dhe Alabën.
Sfidanti.al