Benzema-Mbape është valsi i ri i Francës, kampione të botës!

Nën ritmin e dy sulmuesve duket se trajneri Didie Deshamp po lë pas kohët e vështira, në një periudhë të mbushur më shumë me politikë sesa futboll. Franca e topkëmbës po përqëndrohet tek puna e saj kryesore, fitimi i ndeshjeve dhe i trofeve dhe arriti një tjetër sukses. Suksesi 2-0 në fushën e Finlandës mori në qafë vendasit që shpresonin të ishin në plej of, dhe u sigurua pas pushimit me golat e Karim Benzemasë dhe Kilian Mbapesë. Kjo dyshe duket se do të vallëzojë në sulmin francez për vitet e ardhshme, edhe pse ylli i Realit është 33 vjeç dhe ai i Paris SG vetëm 22.

Deshamp la në stol fillimisht Benzemanë e Komanin, si dhe Lukas e Teo Hernandezin si dhe Ben Jederin e Kantenë. Imagjinoni se çfarë potenciali ka ky ekip që shënon në 18 ndeshje radhazi, si rekordi i të pathyeshmëve në vitet 1999-2000, kur Deshampi ishte në fushë. Franca është në finalet e Kupës së Botës, ndërsa në plej of është Ukraina trime, edhe pse pa Shevçenkon që fitoi 2-0 në fushën e Bosnjë-Hercegovinës. Ylli i Mançester Sitit, Oleksandr Zinçenko shënoi golin e parë dhe Artem Dovbik realizoi të dytin.

Renditja: Franca 18 pikë, Ukraina 12, Finlanda 11, Bosnjë-Hercegovina 7, Kazakistani 3.

Sfidanti.al