Holanda la festën për në fund, Beqiraj nuk ndaloi dot “yxhymin” turk!

Kupa e Botës do t’i ketë “tulipanët”. Steven Bergvajn dhe Memfis Depai shënuan golat për Holandën në Amsterdam ndaj Norvegjisë duke e kualifikuar ekipin e tyre e duke eleminuar përfundimisht nordikët. Vendasit e lanë “qejfin” për në fund, sepse golat u shënuan në minutat 84 e 91. Ndërkaq, goli i Fatos Beqirajt nuk ishte i mjaftueshëm për Malin e Zi që të kalonte me sukses provën e dytë radhazi në stadiumin pranë lumit Moraça. Malazezët, pas trimërisë ndaj Holandës me barazimin 2-2, u mundën në Podgoricë nga Turqia 2-1, shifra që i siguruan turqve kualifikimin në plej of. Fatos Beqiraj shënoi në 4’, por Muhamed Kerem Akturkoglu barazoi në 22’ dhe Orkun Kokxhu shënoi golin e fitores në 60’. Sukses i ekipit të trajnerit Shenol Gynesh që u ndodh në vështirësi në fillim të eleminatoreve, por që i përfundoi me 21 pikë ndaj 23 të Holandës e 18 të Norvegjisë dhe me golaverazhin 27-16.

Sfidanti.al