Qënka hapur shampanjë edhe pas ndeshjes me Andorrën! Ishalla nuk është hapur shampanjë edhe pas pjesës së dytë në Angli, ( ku morrëm 1 pikë! ) se pjesa e parë ishte për të hapur shishen e ..helmit dhe të pinim 5 pika, po aq sa golat! Si mund të hapet shampanjë fill pas një ndeshjeje mediokre me Andorrën, ku në thellësi të 90 minutëshit nuk merrej vesh cili ishte vendi 150 në klasifikimin botëror, ata me të kuqe apo ata me të verdha..
Apo ç‘rëndësi ka loja, kur pikët që kemi mbledhur në grup i përkasin një rekordi kuqezi, një rekord me 18 pikë që na dehin, aq sa na pengojnë të themi se 12 pikë ia kemi marrë San Marinos dhe Andorrës, kurse për 6 pikët me Hungarinë, s’u dashka të falenderojmë vetëm Brojën, por edhe lojtarët zyrtarë që luajnë në prapaskenë.
Dëgjoni fjalët e Sokol Kushtës, që dhe me aq zë sa i ka mbetur ia kalon shumë kolegëve të tij që shijojnë “cirkun hipokrit ” dhe nuk thonë dot asnjë fjalë. Ja komenti fshikullues i Kushtës: “ Kur u mbyll ndeshja e fundit me Andorren, pash optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, dhe thash me vete se këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokrit të mëdhenj..” Sikur të ishte e para, që nuk marrin vesh nga futbolli, do të ishim me fat, por e keqja dhe e verteta qëndron tek e dytë.. po thyejmë rekorde edhe në lojën me hipokrizisë.Një lojë që komandohet me sukses prej 20 vitesh…
Sfidanti.al