Barça mund Realin në ekipin e Championsit, Xherrard i vetmi anglez!

Pritej që të ishte duel i madh mes tyre dhe kështu ndodhi. Barcelona dhe Reali i Madridit patën një “duel të fortë” për futbollistët e formacionit historik të Championsit, dhe skuadra katalanase doli fituese. “Blaugranët” morën 6 nga 11 vende në skuadër, duke u lënë rivalëve të tyre “merenges” tre role.

Vetëm dy lojtarë nuk ishin ose të Realit ose të Barcelonës, Filip Lahm i Bajernit dhe Stiven Xherrard i Liverpulit. Lahmi ishte i vetmi gjerman, ndërsa Xherrardi ishte i vetmi anglez. Lojtari me më shumë emërtime doli Kristiano Ronaldo me 12, ndërsa Mesi ishte i dyti me 9. Ky formacion u përzgjodh nga votat e marra nga lojtarët në formacionin e çdo sezoni në Champions.

Ja formacioni historik: Iker Kasijas (Real), Filip Lahm (Bajern), Gerard Pike (Barcelona), Sergio Ramos (Real), Karles Pujol (Barcelona), Stiven Xherrard (Liverpul), Ksavi Hernandez (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Tieri Henri (Barcelona), Lionel Mesi (Barcelona), Kristiano Ronaldo (Real).

Sfidanti.al