Bajerni ka një kërkesë që thotë se kjo histori duhet të mbyllet në fundjavë. Robert Levandovski më në fund do të largohet nga Mynihu dhe destinacioni i tij do të jetë Barcelona. Klubi katalanas, pasi siguroi “oksigjenin” e domosdoshëm financiar, mund të bëjë veprime edhe pa larguar ndonjë De Jong apo ndonjë tjetër. Lajmet janë që Barça do të paguajë 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit polak, edhe pse Levës i ka mbetur vetëm 1 vit kontratë në “Alianc Arenë”. Bavarezët nuk duan që të ketë tensione mes lojtarit dhe tifozëve, ndërsa katalanasit janë të kënaqur sepse po marrin një lojtar që shënoi 50 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar.
Sfidanti.al