Në pritje të vendimit për CR7-ën, Ten Hagu merr nga Ajaksi mbrojtësin që do

Fjala është për Lisandro Martinezin, dhe kjo pasi Mançester Junajtidi pranoi të ofronte pak a shumë atë që kërkonte klubi holandez. Erik Ten Hag, sipas të gjitha gjasave, do ta ketë mbrojtësin e tij të qendrës, dhe shuma që do të paguhet do të jetë 45 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 53 milionë euro. Argjentinasi 24-vjeçar luan në disa pozicione dhe ka punuar me Ten Hagun tek Ajaksi deri para pak javësh. Arsenali ishte gjithashtu i interesuar për të, por vendosi të hiqte dorë ndërsa holandezët do të marrin një zëvendësues tek Shahtari i Donjeckut, ukraiansin Mikola Matvijenko. Tashmë, trajneri holandez pret që të zgjidhet e ardhmja e Kristiano Ronaldos që të jetë më i qetë.

Sfidanti.al